Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Nainggolan ofertë nga Turqia, Inter ia ofron rivalëve!

Galatasaray ka kërkuar informacione tek Interi për mesfushorin Radja Nainggolan. Turqit duan të huazojnë për një vit “Ninxhan”, pasi ky i fundit nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Drejtuesit e Interit nuk janë dakord që ta huazojnë sërish, pasi duan ta shesin atë përfundimisht. 18 milionë është vlera që zikaltrit duan të përfitojnë për ish-lojtarin e Romës.

Cagliari nga krahu tjetër nuk ka hequr dorë nga futbollisti. Presidenti Giulini po punon që të rikthejë në skuadrën Nainggolan, pasi huazimi i sezonit të kaluar doli i suksesshëm.

Related posts

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Tifozët holandezë “ndezin” sfidën, ngjyrosin portokalli Budapestin (VIDEO)

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË RAUNDIN E TRETË/ Mësoni rivalin e radhës të Teutës në Conference League

Delo.autor

PREKËSE/ As BOMBAT ATOMIKE nuk e shuan, klubi japonez “godet” me FJALË ZEMRE

Isa.Autor

Leave a Comment