Futboll Seria A Sport

RINOVIMI ME “DJALLIN”/ Kërkesa të frikshme për Donnarumman, Raiola tremb Milanin!

Milani do të rinovojë kontratën me Gianluigi Donnarumman, pasi ajo ekzistuesja i skadon në qershorin e 2021. Ekipi italian nuk dëshiron që ta humbasë me parametra zero liderin e tyre dhe duan të rinovojnë.

Bisedimet pritet të jenë shumë të vështira, pasi në mes të tyre është agjenti Mino Raiola. Ky i fundit njihet për komisionet e tij të mëdha dhe bisedimet mjaft të vështira.

Ai u ka kërkuar drejtuesve të Milanit 10 milionë euro në vit për portierin. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të shkojnë më shumë se 6 milion, siç e ka, plus 1 milion euro bonus për Champions League. Situata nuk duket aspak shpresëdhënëse për portierin.

Related posts

E PABESUESHME/ “L’Equpie publikon një sondazh, francezët zgjedhin të mbështesin Italinë para Anglisë

Delo.autor

STATISTIKAT NË BAZË TË PARAQITJEVE/ Ja kush është lideri që udhëheq Juventusin

Delo.autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Manchester United mposht Evertonin e Anchelottit

Delo.autor

Leave a Comment