Futboll Kategoria Superiore Sport

ASKUSH SI TIRANA/ Bardheblutë “kampionë” dhe në fitime. Ja sa kanë akumuluar

Tirana është skuadra që ka grumbulluar më shumë lekë nga biletat në “Air Albania”. Nga derbi me Partizanin deri në sfidën me Laçin kur u mbyll edhe kampionati prej Koronavirusit, bardheblutë kanë grumbulluar 450 milionë lekë vetëm nga shitjet e biletave. Një shifër “big” që asnjë skuadër shqiptare nuk e ka grumbulluar në aq pak kohë.

Nëse do të vazhdonte sezoni i rregullt, Tirana do të grumbullonte rreth 1 miliard lekë të vjetër. Po kështu, Tirana do të luajë në sezonin e ri në “Air Albania”. Klubi bardheblu ka menduar që për sezonin e ri, nëse ka tifozë, do të luhet në stadiumin më të madh të vendit. Nga ana tjetër, “Selman Stërmasi”, stadiumi i dytë i kryeqytetit që është në pronësi të bardhebluve, me shumë mundësi do të presë ndeshjet e Dinamos dhe Partizanit B. Nga Europa klubi nuk ka arkëtuar më shumë se 250 milionë lekë të vjetër, para që do t’i kishte marrë gjatë kësaj ndeshjeje. Po t’i shtosh edhe ato para që ka humbur gjatë sezonit prej biletave, shuma mund të shkojë rreth 1 miliard lekë të vjetër. Një shumë që klubi bardheblu mund t’i arkëtonte fare mirë dhe t’i kishte këto para në gjendje për ekipin.

Related posts

Java e 24-t e Superiores, ja gjyqtarët në 5 ndeshjet e sotme

Q.Autor

Zbulohet skenari për të shkuar te goleadori, Milani ka menduar gjithçka!

Sadik.Autor

Trajneri i Welsit, Giggs: Rezultati është dytësor, Reali të rrijë i qetë për Bale

Isa.Autor

Leave a Comment