Futboll Seria A

I thotë po Milan-it, përjashtohet nga formacioni

Ivan Strinic do të jetë goditja e parë e Milan për sezonin e ardhshëm. Marrëveshja verbale është arritur, firmat janë shumë afër. mbrojtësi kroat i krahut do të kalojë te kuqezinjtë me kosto zero pasi kontrata e tij me Sampdoria-n do të skadojë në qershor. Por kjo marrëveshje e arritur më “Djallin” mund t’i kushtojë vendin në formacion lojtarit në këto muaj.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja “Secolo XIX”, Strinic është përjashtuar nga formacioni titullar për ndeshjen e të dielës kundër Milan. Trajneri Giampaolo, në fakt, nuk e shikon të përqendruar dhe gati për të luajtur.

Kështu, Strinic pritet ta ndjekë ndeshjen nga stoli dhe në vendin e tij duhet të aktivizohet Murru, siç ka ndodhur të dielën e kaluar kundër Verona-s dhe siç mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme. Nuk do të jenë muaj të lehtë për Strinic, i cili shpreson të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Related posts

BONUCCI REZULTON POZITIV ME COVID-19/ “Kuqezinjtë” në panik për yllin e skuadrës, ja arsyeja…

Delo.autor

SPEKULIMET PËR YLLIN E “SPURS”/ Pochettino: Ai është si qeni im, duhet lëshuar…

Delo.autor

BIRHOF “TËRBOHET” me MALDININ: Është KOPRAC, jam i bindur se kur të më shohë…

Isa.Autor

Leave a Comment