Futboll Shqipëri Sport

TALENTI I SHPRESAVE BËN HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mesfushori imeri transferohet në elitën e kampionatit turk…

Talenti i Kombëtares Shpresa, Omar Imeri, ka bërë hapin e madh në karrierë, teksa ka kaluar në elitën e kampionatit turk.

Omar-Imeri-1024x1024

Mesfushori 2-0 vjeçar ka firmosur për skuadrën e Antaljas, më një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin turk për 5 sezonet e ardhshme.

Një lëvizje e rëndësishme kjo për Imerin, i cili tashmë largohet nga Shkëndija e Tetovës, për një klub të madh europian, ku shpreson të tregojë paraqitje të mira dhe për të vazhduar më lart.

Arritja e marrëveshjes është komunikuar nga vetë klubi i Shkëndijës së Tetovës, që nëpërmjet faqes zyrtare shkuan:

“KF Shkëndija publikisht falënderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në të ardhmen.

Bashkëpunimi i mirë mes KF Shkëndija dhe Antalyaspor FC ka bërë të mundur realizimin e transferimit të Omar Imerit kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni. 
Omar Imeri u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2018 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në fitimin e titullit të kampionit në sezonin garues 2018/2019. Me këtë rast, KF Shkëndija publikisht falënderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe sukses në të ardhmen.”

Related posts

NGA GABIMI I ADOLESHENCËS TEK GOLI HISTORIK/ Rrëfehet Sadiku: Një ëndërr që u bë realitet…

Delo.autor

E BUJSHME/ Milner: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

Delo.autor

RONALDO MVP I NËNTORIT/ Luigi De Siervo: Ai është një kampion, e gjithë bota na e ka zili

Delo.autor

Leave a Comment