Futboll Shqipëri Sport

“SITUATA E KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI NUK NA KA BËRË MIRË”/ Orges Shehi: Ju tregoj dyshimet që kam për Kombëtaren

Orges Shehi është shprehur se fitorja ndaj Bjellorusisë, ka bërë që Kombëtarja ta presë me energji pozitive sfidën ndaj Lituanisë.

Gjithashtu Shehi u shpreh se e priste që të mos kishte shumë ndryshime në formacion sot, ndërkohë që shton se dyshimi ka qenë se a e bën dot Shqipëria favoritin e grupit.

“Sigurisht që futbolli për tifozët luhet, por me këtë situatë që është krijuar, është e pamundur që ndeshjet të luhen me tifozë. Megjithatë kjo ka pasur deri diku edhe diçka pozitive, pasi pas periudhës post-koronavirus Kombëtaret dhe klubet shqiptare kanë arritur rezultate fantastike.

Pas fitores në ndeshjen e parë, na bën që ta presim ndeshjen  me energji pozitive. Duhet të bëjmë më shumë, por duhet të jemi edhe të kujdesshëm. Na duhet përqendrimi pasi është shumë i rëndësishëm në ndeshje të tilla.”, u shpreh Shehi për “Rtsh”.

Related posts

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet mbrojtësi Todorvski: Duhet të shprehim potencialin në fushë, ndryshe…

Delo.autor

Bëri gafë të pafalshme/ Klop i thotë Alisonit: Bëre gabimin që duhej, pasi…

Isa.Autor

​RINGJALLJA E MAN UNITED/ Pas shkarkimit të Mourinhos, çfarë ka ndryshuar?

Delo.autor

Leave a Comment