Futboll Sport

BAYERN I TURPËROI NË CHAMPIONS/ Barcelona kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin gjermanëve

Bajerni i Mynihut turpëroi Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, duke e mposhtur me rezultatin 8-2, q shkaktoi “tërmet” te klubi katalanas.

Megjithatë tashmë spanjollët duan të krijojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe për përforcime kanë hedhur sytë pikërisht te Bajerni.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, Barcelona pëlqen shumë mesfushorin Tiago Alkantara dhe dëshiron ta afrojë në “Kamp Nou”. Dëshira e trajnerit Roland Kuman është afrimi i Vajnaldum nga Liverpuli, por bëhet me dije se spanjollët kanë nisur kontaktet e para me Alkantarën.

Kujtojmë se për mesfushorin do të ishte një rikthim te Barcelona, ku ai u largua në 2013-ën, pasi kishte kapur ekipin e parë nga ekipet e moshave.

Related posts

Bie ‘fortesa’ e Romës, autogoli i De Rossi-t kalon Barcelonën në avantazh (Video)

Sadik.Autor

E TMERRSHME/ Momentet e fundit, kamerat kapën nisjen e fluturimit tragjik (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Barcelona me aksion model, “Jashtëtokësori” nuk fal pas asistit fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment