Futboll La Liga Sport

“BOMBA” NGA ITALIA/ Donaruma te Juventusi me parametra zero. Mino Raiola nuk duron më

Një lajm që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për sa i përket lëvizjeve në merkato, ka ardhur nga Italia.

Xhanluixhi Donaruma pritet të luajë sezonin e fundit me Milanin dhe e ardhmja e tij mund të jetë te Juventusi. Kjo raportohet nga “Sportitalia”, ku thuhet se agjenti i lojtarit nuk është aspak i lumtur me qëndrimin e tij te Milani.

Në këtë situatë, thuhet se Raiola po përgatit një strategji për ta larguar portierin nga kuqezinjtë. Raporti i sipërpërmendur shkruan se agjenti do i kërkojë Milanit një kontratë 5-vjeçare me 9 milionë euro në sezon, diçka që nuk do të pritej mirë nga drejtuesit, të cilët nuk janë të gatshëm ta plotësojnë këtë kërkesë.

donaruma

Në rast se rinovimi nuk vjen, atëherë Donaruma do të jetë lojtar i lirë dhe pritet të ndodhë edhe lëvizja e bujshme. Juventusi e ndjek prej kohësh portierin dhe është gati ta afrojë në ekip me parametra zero, por duke i plotësuar të gjitha kërkesat e tij ekonomike për rrogën e lartë.

Related posts

YLLI FRANCEZ DËSHIRON LARGIMIN NGA “OLD TRAFFORD”/ Sarri: Më pëlqen Pogba, por…

Delo.autor

KAMZA largon mbrojtësin e MILANIT, palët nuk bien dakort për rrogën

Isa.Autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Ylli i Real Madridit: Zidane nuk u largua kurrë nga klubi, e la rrugën…

Delo.autor

Leave a Comment