Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-SASSUOLO/ Statistikat interesante. “Zonja” do gjysmëfinalen, emilianët… tabunë

– Para ndeshjes së kampionatitnë tetor, Juventusi nuk kishte humbur kurrë në shtëpi ndaj Sasuolos, falë shtatë fitorev edhe një barazimi. Bardhezinjtë kanë shënuar gjithmonë në nëntë ndeshjet në shtëpi të luajtura kundër rivalit të sotëm (mesatarisht 2.7 gola për ndeshje).

 Nga sezoni 2006/’07 e tutje, asnjë ekip nuk ka marrë pjesë më shumë herë se Juventusi në çerekfinale të Kupës së Italisë (14) dhe asnjë nuk e ka kaluar këtë raund më shumë se bardhezinjtë (nëntë).

 Sasuolo do të marrë pjesë për herë të parë në çerekfinale të Kupës së Italisë; më parë zigjelbrit ishin ndalur pesë herë në raundin e dytë, mes viteve 2015 dhe 2021,duke pësuar gjithmonë të paktën dy gola.

 Pas një serie prej tri barazimesh radhazi në vitin 2020, Juventusi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë të luajtura midis 2021 dhe 2022 (1 barazim), duke shënuar të paktën dy gola në të gjitha këto suksese.

 Sasuolo ka humbur katërndeshjet e fundit jashtë fushenë Kupën e Italisë dhe ka pësuar gjithmonë dy gola gjatë kësaj periudhe; zigjelbrit kanë fituar vetëm dy nga 11 ndeshjet jashtë fushe të luajtura në kompeticion (1 barazim, 8 humbje).

 Juventusi ishte skuadra që bëri më shumë goditje (27) dhe më shumë gjuajtje në portë (15) në raundin e parë me eliminim direkt të këtij edicioni të Kupës së Italisë. Ndërkohë, asnjë ekip nuk ka pësuar më pak goditje në kuadrat se bardhezinjtë (4).

 Paulo Dibala ka shënuar pesë herë kundër Sasuolos, duke numëruar të gjitha garat e duke përfshirë një nga katër tregolëshat e tij për bardhezinjtë.

Related posts

NGATËRROHET DUKE BËRË KRAKASIMIN ME “PLESHTIN”/ Dembele bëhet lëmsh: Dua të fitoj 3 Champions radhazi…

Delo.autor

Andre Silva: Në Milano më mungon shumë familja dhe deti

Sadik.Autor

“FUTBOLLI PA TIFOZË, SI SALLATA PA VAJ”/ Deklarata epike e trajnerit të Portos

F.autor

Leave a Comment