Futboll UEFA

Radas flet për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut: S’e vë dorën në zjarr për asnjë

Dje u publikua kërkesa e Komisionit të Disiplinës ndaj UEFA-s për dënimin e skuadrës së Skënderbeut për trukime ndeshjes.

Pas kësaj kërkese ka reaguar dhe futbollisti i Skënderbeut, Marko Radas, emri i të cilit ka dalë si njëri prej personave të përfshirë në skandalin e trukimeve.

Në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, Radas thotë skuadra do të ishte dënuar më shumë vitin e kaluar, nëse UEFA do të ishte e bindur.

“Ky lajm ka bërë namin në shtyp ditët e fundit. Fakti është që UEFA nuk ka marrë një vendim, por thjesht është bazuar te akuzat e bëra nga Federbet (organizata kundër trukimit të ndeshjeve)”, tha fillimisht Radas.

“Për mua është e pakuptimtë. Për këto ndeshje ne jemi dënuar me një vit përjashtim nga UEFA, nëse do kishin për të na dënuar, atëherë do na dënonim më gjatë që atëherë”, shtoi futbollisti kroat i korçarëve.

“Kurrë s’kam menduar se shokët e skuadrës time mund të kenë manipuluar një ndeshje. S’kam dyshime te asnjë, gjithsesi nuk mund ta vë dorën në zjarr”, përfundoi Radas.

Related posts

Leo Messi refuzoi Kinën, do të merrte 100 milionë euro në sezon!

Q.Autor

Ronaldo vendos një tjetër rekord në Champions

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Real Madrid hoqi dorë nga Hakimi! Marokeni i tretë në historinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment