Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja telefonata që ka bërë Koeman pas humbjes së turpshme

Coutinho është kthyer te Barcelona menjëherë pasi e ndëshkoi dy herë në Champions League kur vishte akoma fanellën e Bayern-it.

Kjo është prapaskena që është zbuluar nga menaxheri i lojtarit Kia Joorbachian për TalksSport.

Braziliani, në pronësi të katalanasve, ishte i huazuar në Bavari dhe  nuk e dinte akoma të ardhmen e tij.

Pas asaj ndeshjeje, telefonata e Ronald Koeman që, me sa duket, e dinte që atëherë se do të bëhej trajneri i ri i Barçës.

“Koeman i telefonuar ditën pas fitores me Bayern Munich”, ka thënë Joorbachian. “I ka thënë se ishte në planet e tij dhe duhej të kthehej t e Barça për të luajtur”.

“Coutinho duhej të kthehej më vonë për stërvitjet, por ka dashur të përshpejtojë kohët për të qenë menjëherë në formë”.

Fjalë të rëndësishme nga menaxheri i brazilianit që bëjnë të kuptohet se si pas humbjes së turpshme 8-2 të Barçës, pavarësisht se Setien ishte akoma në drejtim të ekipit, drejtuesit kishin lëvizur për të gjetur zëvendësuesin dhe për të planifikuar të ardhmen.

Related posts

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS SJELL PASOJA TEK “DJAJTË E KUQ”/ Klubi anglez duhet t’i paguajë 2.7 milionë euro Sporting Lisbonës

Delo.autor

Si e bindi Guardiola Xavin të qëndrojë te Barcelona për vetëm 20 sekonda?

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment