Futboll Sport

“NUK JANË TË SHUMTË PERSONAT QË REALIZOJNË NJË TRIPLETË”/ Trajneri Kovac: Xheloz për Flick? Atë e mora unë…

Lamtumira e tij nga Bayern Munich ka sjellë ka përmbysur situatën te klubi gjerman.

Niko Kovac ia ka lënë vendin zëvendësit të tij hansi Flick, i cili ka udhëhequr bavarezët drejt Triplete-s.

Trajneri aktual i Monaco, i intervistuar nga Bild, ka folur pikërisht me kolegun dhe në lidhje me xhelozinë e supozuar kundrejt tij.

“Hansi ka bërë një punë shumë të mirë te Bayern Munich”, ka thënë Kovac.

“Skuadra nuk ka humbur kurrë në pjesën e dytë të sezonit, duke shënuar 100 gola. Mënyra si ka luajtur skuadra mban firmën e tij”.

“Nuk janë të shumtë personat që mund të realizojnë një Triplete, ndoshta vetëm në Playstation”.

“Unë xheloz për atë? Jo, nuk jam xheloz për Hansi-n, përkundrazi: e kam marrë unë te Bayern, kështu që edhe unë kam bërë pjesën time”, ka thënë Kovac duke qeshur.

“Ia kam këshilluar unë drejtuesve ishim të gjithë dakord”.

Related posts

INTERESIM I MADH/ “Çmenduri” në Kosovë: Shiten të gjitha biletat për 6 orë

Isa.Autor

KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN/ Arsenal me objektiv surprizë, ky lojtar zëvendëson Aubameyang!

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Vllaznia mbyll vitin si kryesuese, sulmuesi ndërpret bashkëpunimin me shkodranët

Delo.autor

Leave a Comment