Futboll La Liga Sport

MERR VENDIMIN PËRFUNDIMTAR/ Barcelona “vulos” fatin e ​​Suarez dhe Vidal

Dy sinjale të forta merkatoje vijnë direkt nga Barcelona, ​​ku trajneri Ronald Koeman ka përjashtuar nga lista e skuadrës së tij për miqësoren kundër Nastic Tarragona dy futbollistë titullarë në sezonin e kaluar; Luis Suarez dhe Arturo Vidal. Ata konfirmohen përfundimisht jashtë projektit të hollandezit, pavarësisht se së fundi u përfol për një ndryshim kursi në raport me 33-vjeçarin uruguajan.

Bëhet plotësisht se qartë se dy lojtarët në fjalë nuk llogariten më nga klubi blaugrana. Suarez ka qenë në vëmendjen e Juventusit për javë me radhë, sepse shihet si përforcimi i madh në repartin ofensiv të Andrea Pirlos, në vend të Gonzalo Higuain. Nga ana tjetër, mesfushori kilian ka qenë prej kohësh i lidhur me Interin e Antonio Contes, me “sponsorizimin” e fortë të këtij të fundit.
Në listën e Koeman për këtë miqësore, që do të jetë edhe ndeshja e parë (jozyrtare) e tij në stolin e barcelonës, figuron Leo Messi, pavarësisht se iu bashkua stërvitjeve pas të tjerëve.

Related posts

BARCELONA E PËRGJYSMUAR/ Manaj mund të ndihmojë në sulm, ja manovrat

Delo.autor

“The Sun”: Luis Enrique tek Arsenali, merr dhe mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

Tite kundër VAR: Brazili nuk do mëshirë…

Sadik.Autor

Leave a Comment