Futboll Seria A Sport

“BOMBA” E MERKATOS/ Lautaro “tradhton” Barcelonën, arrin marrëveshjen me gjigandët spanjoll…

Lautaro Martinez mund të jetë lojtar i Realit të Madridit në sezonin e ri. Pas bisedimeve prej kohësh me Barcelonën, sulmuesi ka përfunduar në radarin e Realit.

Agjentët e futbollistit kanë pasur një takim me drejtuesit madrilenë dhe thuhet se është arritur marrëveshja për transferimin e sulmuesit argjentinas në kryeqytetin spanjoll. “Sportmediaset” raporton se Interi është i gatshëm ta lërë të lirë Lautaron, për të mbledhur të ardhura që do të investoheshin në merkato.

Plani i zikaltërve është që të marrin nga Reali rreth 50-60 milionë euro, plus të mos paguajnë për afrimin e Açraf Hakimi, i cili u bashkua me italianët në këtë merkato.

lautaro-martinez

Kjo ide është pëlqyer edhe nga presidenti Perez, i cili njëkohësisht do i jepte një goditje të fortë rivalëve të Barcelonës, duke i rrëmbyer objektivin numër 1 në merkato, diçka që do tërbonte së tepërmi edhe Mesin që e donte argjentinasin te Barça.

Me të ardhurat që do grumbulloheshin nga shitja e Lautaros, Interi do i investonte të gjitha për afrimin e Ngolo Kante nga Çelsi, teksa për sulmin do tentohej afrimi i Edin Xhekos, një kërkesë e vjetër e Antonio Kontes, por mund të afrohet edhe Luka Joviç nga Reali në huazim me të drejtë blerje.

Related posts

Kastrioti fiton edhe në Dibër, vijon marshimin drejt Superiores

Q.Autor

FESTOI ME “SHQIPONJË” PAS GOLIT/ Sulmuesi i Kukësit shpjegon gjestin e veçantë: E dua shumë këtë vend

Delo.autor

“KEMI 28 VITE QË NUK FITOJMË ME MILANIN”/ Inzaghi kërkon të thyejë “tabutë”

F.autor

Leave a Comment