Futboll Të tjera

Fitime kolosale, 4 miliard euro nga e drejta televizive dhe tifozët

Bundesliga gjermane po ecën me hapa gjigantë drejt një progresi të rëndësishëm. Kampionati, dhe pse jo në rëndësinë e ligave të tjera në Europë si, Premierliga, Premiera Divizion apo Serie A, ka arritur një bum ekonomik për sa përket të ardhurave nga e drejta televizive dhe prania e tifozëve.

Në fakt, për sa i përket tifozërisë, ajo gjithmonë ka qenë në nivel më Premierligën. Në të gjitha ndeshjet e Bundesligës stadiumet janë pothuajse të mbushura çdo javë.

Borusia e Dortmundit qëndron në krye të listës për numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit. “Signal Iduna Park” është gjithmonë në kapacitetin e saj maksimal me 81 mijë spektatorë sa herë Dortmundi luan në shtëpi.

Pas tij vjen Bayerni me 60 mijë spektatorë sa herë luan në Mynih. Pas tyre Shalke, Hamburg dhe Leverkusen.

Shefi i Bundesligës, Kristian Zaifer, tha për “Frankfurterpost” se: “Për momentin, gjendja financiare e Bundesligës është shumë e shëndetshme. Kemi rreth 4 miliardë euro fitime neto nga e drejta televizive dhe sponsorët e ndryshëm. Klubet po shpërblehen për punën e mirë organizative që po bëjnë. Sipas statistikave është viti i 13-të radhazi që kemi rritje financiare. Me këto ritme besoj se do të kemi një rritje të të ardhurave për sezonin e ardhshëm”.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN AUSTRIAK/ Ish-futbollisti i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës ndaj Volfsberger (VIDEO)

Delo.autor

“TREKËNDËSH ZJARRI”/ Edhe Milan i bashkohet Juventus me Inter për sulmuesin e njohur të Serisë A…

Delo.autor

Daja e Kërçiku pezull, por 4 afrime ndryshojnë 11-shen te Tirana (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment