Futboll Premier League Sport

BEFASOHET NGA PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi Werner: Në Bundesliga nuk i gjen lojtarë të tillë

Hera e parë e Timo Werner në Premier League ka qenë gjithsesi një sukses.

Chelsea ka fituar 3-1 në javën e parë kundër Brighton, por përballja e tij me kampionatin anglez ka qenë më e komplikuar nga sa parashikohej, veçanërisht për sa i takon dueleve me mbrojtësit kundërshtarë.

Gjermani ka komentuar ndeshjen e tij të parë zyrtare në Premier League pas takimit, duke u shprehur i befasuar për diferencat me Gjermaninë dhe Bundesliga-n:

“Besoj se ka qenë një ndeshje e vësh tirë, veçanërisht pas 1-1, por, fatmirësisht, Reece ka bërë një gol të madh. Jemi të lumtur për fitoren”.

Dhe më tej: “Mënyra e lojës është krejtësisht ndryshe në krahasim me atë që isha mësuar në Gjermani. Jam përballur me tre mbrojtës shumë të gjatë dhe të fortë fizikisht. Në Bundesliga nuk i gjen. Jam i kënaqur me ndeshjen time të parë dhe fitoren e skuadrës”, ka përfunduar Werner.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Tirana gati goditjen e radhës, negociata me 2 sulmuesit…

Delo.autor

NGA DEPORTIVO LA CORUNA TEK LIVERPOOL/ Shikoni përmbysjet më të bujshme në Champions League (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me formacionin më të mirë të javës në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment