Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E “JOYTA” NË DILEMË/ Agjenti i Dybala mbërrin në Torino

Lajme të reja sa i përket Paulo Dybala: agjenti i lojtarit, Jorge Antun, u përgjua në Torino nga Gazzetta.

Në kryeqendrën e Piemontes, për momentin, është edhe Fabio Paratici. Drejtori i Juventusit është në Continassa ku ekipi pritet pasdite në stërvitjen e zakonshme.

Një prani e rëndësishme: Antun ka qëndruar gjithmonë në Argjentinë dhe ardhja e tij në Torino, vetëm pak minuta më parë në Caselle, padyshim që është e lidhur me Joya.

Çështje familjare apo Për rinovimin? Sipas “TMW” bëhet fjalë për çështje familjare: Antun arriti në Torino përmes Madridit me nënën e lojtarit dhe jo për një takim me drejtuesit. Rinovimi do të jetë një çështje pas merkatos, të paktën jo që nga sot, 15 shtator, sipas axhendës bardhezi.

Por në një treg merkato të vazhdueshme, gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

VAR-i SHPËTON BAYERNIN/ Anulohet goli i Borussia Monchengladbach (VIDEO)

Delo.autor

KUQEZINJTË E VEGJËL/ Rumania merr hak, na mund MINIMALISHT në Fier

Isa.Autor

Rusi 2018/ 32 trajnerë, por cili paguhet më shumë?

Sadik.Autor

Leave a Comment