Bundesliga Futboll Sport

HEROI I KUPËS SË BOTËS 2014/ Gotze ka akoma një ëndërr, ja çfarë do të bëjë para se të tërhiqet

Pas skadencës së kontratës me Borussia Dortmund në fundin e qershorit të kaluar, heroi i Kupës së Botës 2014, Mario Gotze (28 vjeç), ka thyer heshtjen për Bild Sport.

Sulmuesi ka folur për atë që do të mund të jetë e ardhmja e tij dhe për ëndrrat që ka akoma në sirtar.

“Nuk mund ta mohoj se kam patur kontakte me disa skuadra, ajo që mund të them është se kam folur me disa trajnerë dhe klube në javët e fundit. kam objektiva ambiciozë dhe dua të fitoj Champions-in”, ka thënë Gotze.

“Ky vullnet më shtyn çdo ditë, në çdo moment. Nuk dua ta mbyll karrierën time pa e fituar atë trofe. Triumfi ynë në Kupën e Botës ka qenë i pabesueshëm. Por puna e përditshme bëhet me klubin dhe nuk ka asgjë më të madhe se të fitosh Champions League”.

“Dua të tregoj akoma se mund të bëj shumë, edhe në klube të nivelit të lartë. Një kthim te Bayern? Është një klub i madh me një trajner të madh, këtë mund të them”.

Related posts

BERLUSKONI-GALIANI/ Nis me humbje aventura e re e dyshes në krye të ekipit italian

Isa.Autor

Thirrja e trajnerit: Mos bini pre e provokimeve të Barçës

Q.Autor

DUAN TITULLIN/ Ja si NDRYSHON MILANI pas ardhjes së HIGUAIN dhe CALDARËS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment