Futboll Ligue 1

Monaco, tjetër fitore me rezultat të thellë për zonën Champions

Titulli duket se do të shkojë në Paris, por Monaco vijon nga java në javë të luftojë për një vend në zonën Champions.

Në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 26 të Ligue 1, skuadra e Principatës mposhti Dijonin me rezultatin 4-0, duke shkuar në kuotën e 56 pikëve, 4 më tepër se Marseille dhe 8 më tepër se Lyoni.

Keita Balde hapi serinë e golave në minutën e 13’,e vijoi Fabinho me penallti në të 69-ën dhe e mbyllën Rony Lopes e Glik, në minutat e fundit, ndërsa Monaco mori një tjetër 3-pikësh dhe po konsolidon pozitat në vendin e dytë.

Related posts

E krahasojnë me Usain Bolt/ Ja sa ishte shpejtësia që arriti Daglas Kosta kundër SHBA (VIDEO)

Isa.Autor

E KRYER/ Dështoi në Botërorin e Katarit, trajneri që fitoi tripletën drejt pankinës së PSG-së

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist “MAGJIK” nga Kroos, talenti Vinicius ndëshkon Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment