Futboll Sport

HUMBJA NDAJ WOLFSBURG/ Dy lojtarë mbyllin aventurën me Kukësin

Eduard Rroca dhe Besar Musolli mund të quhen nga sot lojtarë të larguar nga Kukësi. Duke përjashtuar ndonjë surprizë të momenteve të fundit, klubi verilindor ka rënë dakord për të shitur fantazistin te Istanbulspor AS në Ligën e Parë turke.

Kukësi do të përfitojë 100 mijë euro, ndërsa do të ruajë edhe 20% të kartonit të lojtarit. Rrocës i skadonte kontrata me Kukësin në janar të vitit 2021 dhe në rast se nuk rinovonte, atëherë do të ikte me parametra zero në merkaton e dimrit. Nga ana tjetër, kapiteni Musolli pas tetë vitesh te verilindorët, ku arriti të fitojë gjithçka, largohet për t’u rikthyer në Kosovë.

Ai ka nënshkruar një parakontratë me Gjilanin dhe gjithashtu emri i tij është futur në listën e federimeve nga klubi kosovar. Tashmë mbetet për t’u parë se cilët do të jenë zëvendësuesit e dy mesfushorëve, teksa bëhet fjalë për futbollistë me shumë peshë te verilindorët.

Related posts

Plas “bomba” te Real Madridi: Zidane largohet në qershor, bisedime me Joachim Löw!

Q.Autor

“E FALENDEROJMË PËR KONTRIBUNTIN NË…”/ Inter konfirmon largimin Hakimi me mesazh lamtumire (FOTO)

Delo.autor

TENSION NË “LORO BORIÇI”/ Dy gola në dy minuta, tifozët mbulojë fushën me shishe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment