Futboll Sport

U DOGJ SHANSI/ Ja sa para humbën Kukësi, Laçi dhe Teuta nga eliminimi në Europa League

Kukësi, Teuta dhe Laçi e mbyllën aventurën në Ligën e Europës me kalimin vetëm të një turi. Më 27 gusht ishte një ditë historike sepse për herë të parë tri skuadra shqiptare kalonin njëkohësisht një tur në këtë kompeticion të UEFAs. Kukësi, Teuta dhe Laçi kishin të sigurt nga UEFA një bonus prej 500 mijë eurosh, 240 për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 për kualifikimin në turin e dytë.

Nëse ndonjë prej tyre do të kishte kaluar në turin e tretë pas kualifikimit të mundshëm në ndeshjet e djeshme, atëherë në total, do të përfitonte 780 mijë euro. Për pjesëmarrjen në turin e tretë UEFA shtonte një bonus prej 280 mijë eurosh. Megjithatë, në tri ndeshjet e së enjtes tri ekipet e Superiores pësuan 10 gola, duke u larguar me humbje të rënda, paçka se Laçit i iku kualifikimi nga duart vetëm në frymën e fundit.

Related posts

NUK ISHTE ASNJËHERË…/Futbollisti italian thyen rekordin negativ në Premier League

Isa.Autor

Ish-presidenti zbulon planet e merkatos së Realit

Sadik.Autor

I KA MALLKUAR/ Tradita “Ronaldo”: REALI humbet kur ai shënon! Ja 4 rastet

Isa.Autor

Leave a Comment