Futboll Premier League

VIDEO/ Kupa e Anglisë, Chelsea kalon në çerekfinale me “poker”

Chelsea ka fituar me rezultatin e bindshëm 4-0 ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme kundër Hull City në “Stamford Bridge”, që ka qenë e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Anglisë. Lojtarët e Antonio Conte-s kanë zgjidhur gjithçka në 45 minutat e para, teksa protagonisti i takimit ka qenë ish-sulmuesi i Arsenal, Olivier Giroud, që ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e “Bluve”, por ka dhënë edhe dy asiste.

2 minuta lojë i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar sfidën dhe për të gjetur golin e parë me Ëillian. Goli i dytë ka ardhur 25 minuta më mbrapa dhe është realizuar nga spanjolli Pedro, teksa Ëillian ka trefishuar avantazhin e londinezëve në minutën e 32-të. “Pokeri” është kompletuar tri minuta para fundit të pjesës së parë, me Giroud që ka mposhtur portierin mik me një goditje të zgjuar brenda zonës së rreptësisë. Hull ka pasur mundësinë të ngushtojë diferencat në pjesën e dytë, por penalltia e goditur nga Meyler është ndalur nga Caballero.

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Leicester-Sheffield United, edhe kjo e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Anglisë. “Dhelprat” kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale falë një fitoreje të ngushtë 1-0. Goli i ndeshjes është realizuar nga Jamie Vardy, i cili ka marrë një asist nga Mahrez, me këtë të fundit që duket se e ka hedhur pas krahëve pakënaqësinë e krijuar kur klubi nuk e lejoi të transferohej te Manchester City në merkaton e verës.

Related posts

ELEMINIMI NË CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Hajdukut pas humbjes me Dinamon: Gjërat nuk shkuan si duhet

F.autor

PAS ZJARRIT SHKATËRRUES TË “NOTRE-DAME”/ PSG ka nisur të mobilizojë të gjitha forcat e klubit, ja qëllimi kryesor

Delo.autor

“JUVENTUS ME NJË HISTORI TË JASHTËZAKONSHME”/ Ronaldo rrëfehet: Ju tregoj titullin më të rëndësishëm në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment