Futboll Sport

GRANADA I ELIMINOI NGA EUROPA LEAGUE/ Por shikoni sa të ardhura fitoi Teuta

Teuta e mbylli përfaqësimin e saj në Europë për këtë edicion me kalimin e një turi. Skuadra durrsake, e cila në kampionat ia doli që të triumfonte në Kupën e Shqipërisë dhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë, në Europë ka siguruar 500 mijë euro.

Për pjesëmarrjen në turin e parë të Europa Ligës, durrsakët kanë përfituar 240 mijë euro. Përballë në këtë tur Teuta kishte Beitar Jeruzalemin. Skuadra durrsake e kaloi me sukses duke triumfuar pastër 2-0.

Për turin e dytë, Teutës shorti i rezervoi një skuadër të La Ligës. Vetëm nga pjesëmarrja në këtë tur, Teuta shtoi në arkat e saj edhe 260 mijë euro të tjera. Në total, nga UEFA, Teuta për pjesëmarrjen në Europë ka përfituar 500 mijë euro.

Related posts

FESTË PËR BARDHEBLUTË! Tirana MPOSHT Vllazninë në klasiken e Shqipërisë

F.autor

Milani sakrifikon dy sulmues për ta transferuar ish-mesfushorin e Manchester United

Sadik.Autor

“SKANON” SERIA A/ Ancelotti i mrekulluar nga Roma: Mou zgjoi një qytet të fjetur

F.autor

Leave a Comment