Futboll

Conte zbulon mesfushorin që nuk do të luajë kundër Barcelonës

Bakayoko nuk do të luajë kundër Barcelonës në Champions League.
Trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte, ka bërë të ditur se mesfushori i transferuar gjatë verës nga Monaco, Tiemoue Bakayoko, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Chelsea e zhvillon në “Stamford Bridge” me Barcelonën.

Hazard dhe Kane do të luajnë nga minuta e parë, ata nuk ishin të ftuar për ndeshjen me Hull Cityn në FA Cup, ku triumfoi Chelsea 4-0. Gati do të jetë edhe i dëmtuari, Marcos Alonso. Spanjolli ka lënë pas shqetësimet dhe pritet të zbresë nga minuta e parë kundër Barçës.

“Po, Alonso do të jetë i gatshëm”, tha Conte. “Nuk mendoj se Bakayoko mund të luajë, por Alonso është gati për të luajtur”.

Related posts

LISTA/ Studimi i IFFHS-së, njihuni me ekipin më të mirë të dekadës së fundit

Delo.autor

SHËNON “ALLA MESSI”/ E pabesueshme çfarë bën Ribery ndeshjen e fundit me Bayern (VIDEO)

Delo.autor

LOJTARI I SHQIPËRISË NË KARANTINË/ Media pranë klubit holandez: Janë infektuar me COVID-19 dy shokët e tij të kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment