Futboll Shqipëri Sport

REALIZON NGA GODITJA E DËNIMIT/ Mbrojtësi i Kombëtares e bën “sefte” në Hungari (VIDEO)

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Naser Aliji ka vulosur triumfin e thellë të Honvet 1-7 me një gol nga goditja e dënimit.

I aktivizuar në minutën e 46-të, futbollisti i Kombëtares është treguar i saktë në minutat shtesë të ndeshjes, teksa në të 90+3-tën, me një goditje me të majtën, kalon murin mbrojtës dhe e dërgon sferën në rrjetë për 1-7.

Honved shpartalloi në këtë raund të kupës skuadrën e ligës së tretë, Tizaujvaros. Për Alijin ky është goli i parë me skuadrën e Honved. Sa i përket kuqezinjve, ndeshja e tij e fundit është ajo ndaj Andorrës në fitoren 0-3 më 25 mars 2019.

Related posts

Pas Nailggolan, Inter-i gati të sjellë në skuadër “yllin” e Belgjikës

Isa.Autor

TRAJNERI CONTE KËRKON PËRFORCIMIN E RADHËS/ Marotta i thotë “JO” mesfushorit të Barcelonës…

Delo.autor

Argjentina zhgënjeu, por jo tifozet e saj (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment