Futboll Sport

E PABESUESHME/ Skuadra e Giovinco-s luan me 3 portierë në Champions

Në ditët e kaluara ka bërë xhiron e botës lajmi në lidhje me situatën e Al Hilal, skuadra saudite që ka patur 15 lojtarë në ekip me Covid-19, mes të cilëve edhe Sebastian Giovinco-s.

Situata brenda kampionëve sauditë nuk është përmirësuar akoma, siç tregon edhe formacioni i publikuar nga trajneri Razvan Lucescu për ndeshjen e Champions League-ës aziatike të mbrëmjes së sotme kundër Shabab AlAhli Dubai.

Mungesa të mëparshme u janë shtuar ato të dy pjesëtarëve të tjerë të ekipit, një fakt ky që ka detyruar trajnerin të hedhë në fushë nga minuta e parë një formacion të përbërë nga 8 lojtarë (shumë prej të cilëve rezerva) dhe 3 portierë (natyrisht vetëm njëri prej tyre i aktivizuar në portë).

Një situatë paradoksale, e krijuar për shkak të refuzimit të konfederatës aziatike për ta shtyrë ndeshjen.

Related posts

E ARDHMJA E MBROJTËSIT ALABA NË DILEMË/ Trajneri i Bayern: Ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të vendosë…

Delo.autor

Ishte i ftuar për të hapur kampionatin, shikoni momentin QESHARAK të liderit të…

Isa.Autor

NDRYSHIME NË KLUB/ Isco mendon largimin nga Real Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment