Futboll Sport

KAOS NË BRAZIL/ Ish-klubi i Vinicus dhe Paqueta kërkon shtyrjen e ndeshjes pasi Covid-19 i ka pushtuar

Pas çështjes së Sauditëve të Al Hilal, të përjashtuar nga Kampionati Aziatik (vjet dolwn kampionw), sepse 15 nga lojtarët e saj kishin rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe për këtë arsye kishin mungesë stafi për të qenë në gjendje të zbrisnin nw fushë ndaj Al-Shabb, tani i takon Flamengo-s.

Pas udhëtimit të Kupës Libertadores në Ekuador, klubi “karioka” e gjen veten me 16 anëtarë të ekipit të parë (përfshirë ish-lojtarin e Roma, Gerson dhe ish-lojtarin e Fiorentina, Pedro) të infektuar nga virusi dhe për këtë arsye vendoset në izolim.

Për më tepër, ai gjithashtu duhet të merret me dëmtimet e atyre që u testuan negativisht, të tilla si Gabigol dhe portieri Diego Alves.

Kështu, pavarësisht se është në gjendje të llogarisë sektorin tradicionalisht “pjellor” të tw rinve, Flamengo nuk ka mjaft lojtarë të nivelit të lartë për të qenë në gjendje të luajnë ndeshjen e kampionatit të së dielës kundër Palmeiras.

Kërkesa pwr ta shtyrw ka mbetur pa përgjigje nga shoqata e futbollit (CBF) për tani.

Related posts

Franca dhe Danimarka kualifikohen për në raundin tjetër

Sadik.Autor

RIFILLIMI I KAMPIONATIT TË SERIE A/ Bonucci: Më në fund kemi një datë, jemi gati!

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Sot 53-vjetori i Michael Schumacher, mesazhi: Je frymëzim për të gjithë ne

Delo.autor

Leave a Comment