Futboll Sport

Milan në bisedime me rebelin e Paris SG

Milan është në kontakte të afërt me mesfushorin Adrien Rabiot për të rregulluar një transferim të lirë për rebelin e Paris Saint-Germain. Sipas raporteve në Francë, kuqezinjtë e shohin si tepër të rëndësishëm mesfushorin dhe po përgatisin terrenin për të nënshkruar verën e ardhshme me kosto zero. Kontrata aktuale e mesfushorit 23-vjeçar do të përfundojë në fund të sezonit dhe ai po refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionët e Francës. Klubet e shumta janë lidhur me një goditje të mundshme, përfshirë Juventusin, Romën, Interin dhe Barcelonën, por PSG nuk ka pranuar asnjë ofertë. Sipas “Le10Sport.com”, drejtorët e Milanit, Leonardo dhe Paolo Maldini kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentët e Rabiot në javët e fundit.

Ata po hedhin themelet për një transferim të mundshëm në qershor 2019, ose të paktën për të përfituar nëse Paris SG e shet me një çmim të arsyeshëm në janar. Gennaro Gattuso kërkon një mesfushor të aftë për të ndërtuar lojën dhe në të njëjtën kohë të ofrojë siguri. Rabiot është ideali, megithatë konkurrenca është e madhe dhe duket e pamundur që ai të transferohet këtë verë. Rabiot është një nga mesfushorët më të vlerësuar dhe ishte objektivi numër një për trajnerin Ernesto Valverde, por drejtuesit e PSG nuk pranuan të negocionin me katalanasit në mënyrë kategorike. Pak ditë më parë trajneri Thomas Tuchel i gjigantëve të Ligue 1 theksoi se është në dorën e lojtarit nëse do të qëndrojë apo të largohet.

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Related posts

Gazetarja shqiptare flet për takimin me Neymar: I kërkova foto, po ja ç’më bëri

Isa.Autor

PO LUAN DOBËT/ Balotelli i skandalizoi drejtuesit e Nice, peshonte 100 kg

Isa.Autor

MILAN SHQYRTON HYRJET DHE DALJET PËR PËRFORCIME/ “Kuqezinjtë” gati për “sakrifikime” në janar, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment