Futboll Seria A Sport

“RACIZMI ENDE EKZISTON”/ Ylli Lukaku: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë, reagova dhe…

Sulmuesi i Interit thotë se racizmi ende ekziston, por gjithashtu zbulon se Italia është vendi më mirë që ka qenë. Belgu bëri një paraqitje mjaf të mirë me zikaltërit, pasi në sezonin e parë arriti të shënonte 34 gola në 21 ndeshje.

Lukaku dha një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”. “Është vendi më i mirë që kam qenë. Italianët më mirëpritën krahëhapur dhe i jam mirënjohës gjithësecilit. Edhe futbolli më ka ndihmuar të përmirësohem shumë. Dua të përmirësohem akoma më shumë dhe të ndihmoj ekipin”. Por Lukaku beson se racizmi është ende një problem. “Ende ekziston, në të gjithë Europën. Dhe është absurde.

Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë. Reagova dhe nuk më ndodhi më. Nuk dua të ngatërroj 3 apo 300 persona që fishkëllejnë me mijëra të tjerë”, përfundoi Lukaku.

Related posts

AKUZOHET PËR MARRËDHËNIE INTIME ME MINORENE/ Atleti kampion bote në olimpikë rrezikon një dënim të rëndë

Delo.autor

“MË ERDHI KEQ PËR LUKAKUN”/ Rrëfehet Barelma: Duhet të mposhtim mesfushën e Spanjës

Delo.autor

E BUJSHME/ Acerbi për sulmuesin e Italisë: Ai meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

Delo.autor

Leave a Comment