Futboll Premier League Sport

NGA KATEGORIA E KATËRT NË FRANCË TEK CHELSEA/ Historia e pabesueshme e portierit Mendy

Edouard Mendy u transferua tek Çelsi dhe me shumë mundësi do jetë portier i parë. Londinezët shpenzuan 20 milionë euro për ta marrë nga Renes.

Së fundmi presidenti i ekipit të parë të Mendy, Gerard Gohel ka treguar peripecitë e portierit. “Ai arriti tek ne kur ishte 19 vjeç dhe qëndroi me ne për tre vite. Ne luanim në kategorinë e tretë në Francë. Ai luajti me ne për dy sezone. Kur ne ramë në kategorinë e katërt, ai na tha neve se donte të luante në nivele më të larta. Një ditë më telefonoi dhe më tha: Kam një ofertë nga Fleuri 91, një kategori më lartë. Dhe unë i’u përgjigja: Pse do të shkosh atje? Nuk është një sfidë për ty. Më pas ai më tha: Do kthehem tek Çerbug. Pas disa javësh më tha se kishte marrë një ofertë nga Marseja për tu bërë protieri i katërt. Unë i thashë atij: Firmos me Marsejën. Është një mundësi e shkëlqyer.

Ai firmosi me Marsejën dhe një sezon më vonë presidenti i Renes më telefonoi dhe më tha: Gerard ti ke Mendin dhe unë po kërkoj për një portier të dytë, si mendon? Unë i thashë: Merre, së shpejti ai do bëhet portieri juaj i parë. Dhe unë kisha të drejtë, Mendi u bë portieri i parë i Renes”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ditë prezantimesh tek Tirana, “bardheblutë” gati firmën me Majkëll Ngoo dhe…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Klubi i njohur turk nuk i ndahet Laçit, i bën ofertë yllit të kurbinasve

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Ofertat nuk mungojnë, ja ekipi i mundshëm për Balotellin

Delo.autor

Leave a Comment