Futboll Sport

E FUNDIT/ Fali Ramadani shfaqet tek Milan, shqiptari i gjen mbrojtësin Maldinit…

Agjenti me origjinë shqiptare, Fali Ramadani, po bisedon me Milanin për të ardhmen e futbollistit Matija Nastasic. Mbrojtësi i qendrës mund të largohet nga Schalke me nje formulë ku të mbeten të gjithë të kënaqur.

Ramadani do të mundohet të çojë 27-vjeçarin te Milani për një vit huazim. Ai po punon me drejtuesit e “Djallit” që të përfundojë me sukses një transfertë të tillë. Dëshira e lojtarit është që të kalojë tek italianët.

Schalke nga krahu tjetër duket se nuk do të bëjë shumë rezistencë. Nicola Schira jep lajmin se menaxheri Fali Ramadani po mundohet që të bindë drejtuesit e dy klubeve që të realizojnë me sukses këtë lëvizje. Maldini e pëlqen shumë futbollistin serb.

Related posts

SFIDA NDAJ PARMËS NË KUPËN E ITALISË/ Lazio frikësohet, ylli i ekipit operohet me urgjencë

Delo.autor

Izabel Goulart, festoi për Brazilin, por ngushëlloi Kevin Trapp! (FOTO)

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Sporting CP – Atletico Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment