Futboll La Liga Sport

LARGIMI I SUAREZ NGA BARCELONA/ Koeman: Duket sikur jam unë djali i keq, para se të firmosja klubi kishte…

Ronald Kuman ka folur për largimin e Luis Suarezit nga Barcelona. Hollandezi tregon se ishte vendimi i klubit dhe se ai duhej ta respektonte.

“Duket sikur unë jam djali i keq në këtë mes, por unë kam respekt për lojtarin. I thashë atij se nëse qëndronte do ishte e vështirë që ai të luante, por nëse qëndronte sigurisht që do ishte pjesë e grupit. Përpara se të firmosja me Barcelonën, klubi kishte marrë disa vendime, dhe unë duhej ti mbështesja ato. Është normale që Mesi të mërzitet që shoku i tij u largua. Leo ka qenë një shembull për të gjithë. Ai ka treguar profesionalizëm”.

Më pas Kuman foli edhe për zëvendësuesin e Suarezit. “Ne po shikojmë për lojtarë që përmirësojnë skuadrën. Ka lojtarë që nuk mund të vijnë për shkak të problemeve finaciare të klubit. Ne kemi lojtarë cilësorë”.

suarez

Related posts

NIS FAZA E DYTË PËRGATITORE/ Inzaghi grumbullon 3 shqiptarë tek Lazio, ja emrat

Delo.autor

NUK I KISHTE NDODHUR ASNJËHERË/ Kristjan Asllani fiton zemrën e tifozëve të Beshiktash

F.autor

ASNJË GOL JASHTË “SHTËPISË”/ Griezmann “ZHDUKET” nëse nuk luan në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment