Futboll La Liga Sport

BETIS-REAL MADRID/ Zidane hedh bastin e mbrëmjes, i riu konsolidon vendin në skemë (FORMACIONET ZYRTARE)

Real Madridi do të luajë prej orës 21:00 në transfertë kundër Betisit. Ekipi madrilen kërkon fitoren e parë në kampionat pas barazimit kundër Sociedadit në javën e parë të kampionatit.

Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar formacionin e tij dhe interesant është fakti që Martin Odegaard luan sërish nga minuta e parë. Lojtari konsolidon pozitat e tij të titullarit, duke lënë Iscon në stol.

Luka Jovic do të luajë nga minuta e parë në sulm së bashku me Karim Benzenamë. Mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa në mesfushë Casemiro, Kroos dhe Valverde e nisin si titullarë. Luka Modric do të jetë në stol.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

MUNGOI NË STËRVITJE/ Stafi mjekësor jep lajmin e fundit për dëmtimin e Messit

Delo.autor

GJIBRALTAR-SHQIPËRI/ Një penallti shpëton kuqezinjtë, mbyllet 0:1 ndrshja e miqësores

F.autor

Norvegjia zbret në “Selman Stërmasi”, stërvitja e fundit para Shqipërisë

Sadik.Autor

Leave a Comment