Futboll Premier League Sport

“THUMBON” KEQ REAL MADRID ME FJALËT E TIJ/ Gareth Bale: Nuk isha i lumtur…

Gareth Bale ka folur pas një jave që është rikthyer në Londër dhe po luan me Tottenhamin. Sulmuesi duket më i lumtur që pas largimit nga spanjollët dhe rikthimit te “Spursat”.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva sërish sepse e dua këtë klub. Kam kujtime shumë të mira dhe ndihem mirë dhe kam besimin e klubit. Niveli im i energjive po shkëlqen sërish”.

“Reali? Dua të shijoj futbollin tim. Në Madrid vuajta për pak kohë. Të gjithë e panë. Kur nuk je i lumtur është e vështirë që të luash në nivelin më të mirë. Jam shumë i qetë dhe mundohem të mbaj veten larg kamerave dhe mediave. Kjo ndoshta nuk u pëlqeu atyre”, – tha sulmuesi uellsian.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Gati zyrtarizimi, Tirana prezanton me “kuic” blerjen e re

Delo.autor

LEWANDOWSKI KUNDËR RRJEDHËS/ “Ngel në klasë” Mbappe dhe Haaland para Messi-Ronaldo

Delo.autor

MAKTHI RUS/ Ish-lojtari i Barçës tregon aventurën drithëruese në Kazan: Po SHKALLOJA…

Isa.Autor

Leave a Comment