Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Futbollistin e kafshojnë qentë, përfundon në spital

Çfarë ironie! Të enjten e kaluar shkëlqeu me Shkendijen kunder Totenham ne sfidën e vlefshme për Ligën e Europës, ndersa sot sulmohet nga qentë endacak ne Tetove.

Bëhet fjalë për futbollistin sllovak të Shkëndijës, Jan Krivak, i cili bëri një paraqitje dinjitoze ndaj skuadrës së madhe angleze, duke u përballur me yje botërore si Harry Kane, Son, Lukas, etj.

Portali tetovar “Albanews24” bën me dije se pas kafshimit nga qentë, futbollisti është detyruar të shkojë në spitalin e Tetovës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa nuk dihet ende në çfarë grade është kafshimi dhe se sa rrezikon mbrojtësi sllovak.

Related posts

PAS NJË KROSIMI PERFEKT NGA MODRIC/ Ylli Benzema i kthen buzëqeshjen Realit dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

INTERI “lë mënjanë” MODRIC/ Nesër prezantohet SUPER BLERJA e zikaltërve

Isa.Autor

FORMULA 1/ Flamur i kuq dhe surpriza, Piloti Leclerc me Ferrari siguron “pole position” edhe në Baku

Delo.autor

Leave a Comment