Futboll Seria A Sport

U AFRUA ME BUJË TEK MILAN/ Mesfushori përshëndet shokët dhe largohet nga “Kuqezinjtë”. Ja ku do luajë

Lukas Paketa largohet nga Milani pas një 1 viti e gjysmë, ku pritshmëritë për të ishin të mëdha. Për mënyrën se si lojtari luante, shumë tifozë nuk nguruan ta krahasojnë atë si “Kaka i ri”, por me paraqitjet e treguara nuk iu afruar aspak bashkëkombësit të tij.

Tashmë braziliani ka vendosur të largohet nga Milani, teksa do të kalojë te Lioni. Sipas “Sky Sport” së fundmi, mesfushori ka përshëndetur shokët e tij në Milanelo dhe është larguar.

Detajet për kalimin e tij te Lioni nuk janë bërë ende të ditura, teksa nuk dihet nëse kalon në huazim me të drejtë blerje për 18 milionë euro, siç ishte propozimi i parë i francezëve, apo në huazim me detyrim blerje për 22 milionë euro, siç ishte kërkesa e Milanit.

Në orët e ardhshme pritet të mësohet më shumë rreth kësaj lëvizje, por i sigurt deri tani, është fakti që Paketa është larguar nga kuqezinjtë.

Related posts

ZYRTARE: Lodhet nga pritja, Valdes i jep fund karrierës në moshën 35 vjeçare (FOTO)

Q.Autor

Punime në Old Trafford, por tifozët e Man.United nuk duan zhvendosjen në stadiumin e City-it!

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI NË CHAMPIONS/ Ja kundërshtari i Partizanit për turin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment