Futboll Premier League Sport

PATËN NJË DEBAT GJATË NDESHJES/ Lampard “thumbon” Mou: Po fliste më shumë me gjyqtarin se sa me lojtarët e tij

Gjatë ndeshjes mes Totenhemit dhe Çelsit, pati një debat mes dy trajnerëve të skuadrave, Hoze Murinjos dhe Frenk Lampard. Pas takimit, Lampard ka zbuluar se çfarë i ka thënë portugezit.

“Murinjo po fliste më shumë me gjyqtarin sesa me lojtarët e tij, kështu që ishte vetëm një moment keqkuptimi. Unë shkoj mirë me Murinjon dhe besoj se edhe ai ma aprovon këtë. Kam respekt të madh për të pavarësisht debatit që patëm.

Mendoj se ai po e ndjente shumë presionin e pjesës së parë dhe sidomos rezultatin. Gjithçka u sqarua, dhe ishim mirë në fundin e ndeshjes”, përfundoi Lampard.

Related posts

REAL MADRID-GRANADA/ Uzuni nis debutimin e tij si titullar në “Santiago Bernabeu” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Tifozi shqiptar heq flamurin serb në Dortmund, shpërthejnë mediat në Beograd: Provokim

F.autor

NUK NDALET ME FITORET/ Një gol për kreun nga Januzaj, Sociedad po jeton ëndrrën në La Liga

Delo.autor

Leave a Comment