Bundesliga Futboll Sport

“NUK LUAJTI TITULLAR SEPSE…”/ Koeman flet për blerjen e re Sergino Dest dhe të ardhmen e Dembele

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp në lidhje me Ousmane Dembélé, afruar në orët e fundit në Manchester United:

“Dembélé është këtu dhe unë i besoj atij. Nuk luajti titullar sepse Ansu ka treguar se ai është një lojtar shumë i mirë për këtë skuadër. Është e vërtetë që në javët e fundit nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike, por sot ai u stërvit mirë dhe po i besoj “.

Sakaq, Sergino Dest ka kaluar ekzaminimet mjekësore dhe zyrtarizimi pritet deri nesër te Barcelona. Amerikani i ardhur nga Ajax do të marrë vendin e Nelson Semedo, që u transferua te Wolves.: “Dest ende duhet të nënshkruajë kontratën dhe preferoj të pres, por kur të nënshkruajë ai do të jetë një lojtar shumë i dobishëm për Barcelonën, me përvojë në Champions League dhe shumë cilësi”.

Related posts

ZBULON MARRËDHËNIET ME CR7/ Gareth Bale rrëfen: Kemi kaluar shumë mirë së bashku, është një…

Delo.autor

NË SPANJË JANË TË SIGURT/ REALI do të humbasë 2 “YJE” në fund të sezonit

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Tifozët e Ajax suprizojnë Van De Beek me kore dhe flakadanë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment