Futboll Sport

SKANDAL/ Neymar nën akuzë, në Spanjë zbulojnë videon e turpshme

Nuk ka paqe për Neymar. Ylli brazilian ka qenë në qendër të një episodi të shëmtuar të lidhur me disa fyerje raciste të marra, sipas O’Ney, nga lojtari i Marseille, Alvaro Gonzalez.

Por, gjatë këtyre orëve, diçka ka ndryshuar dhe ylli i Parisit është transformuar nga viktimë në agresor. Në fakt, duket se braziliani ka bërë të njëjtën gjë me japonezin Hiroki Sakai dhe tani kanë dalë edhe provat.

Në videon e publikuar gjatë natës së djeshme në internet nga Cadena Ser dhe nga media të tjera, duket se Neymar ka përdorur fyerje raciste ndaj rivalit.

“Chino de mierda”, këto janë fjalët që ish-ylli i Barcelona-s i ka thënë më shumë se një herë lojtarit të Marseille.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Juventus në fushë, stërvitje e rregullt për Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Vuajnë për gola/ Tifozët e REALIT e zbulojnë shkakun në stadium, nuk duhet të…

Isa.Autor

DERBI POLAK NË “SAN SIRO”/ Lewandowski drejt Interit dhe sfidon “Bomberin”

Delo.autor

Leave a Comment