Futboll Premier League Sport

“KURTUA PRANDAJ ËSHTË PËR TË NA SHPËTUAR”/ Zidan: Hazard i mërzitur për dëmtimin, mezi priste të…

Zinedin Zidan është i kënaqur me fitoren, por thotë se i shpëtoi portieri Kurtua. Trajneri i Realit nuk ka dashur të tregojë asgjë për të ardhmen e Joviçit.
NDESHJA – “Po qëndroj me aspektet pozitive. Nuk ishte një mbrëmje e thjeshtë. E rëndësishme është që morëm 3 pikët, sepse do të përmirësohemi. Gjithmonë gabojmë me disa pasime në zonën tonë. Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë”.

SKEMA – “Nuk kemi bërë fazë përgatitore këtë herë për të provuar skemat. E dimë se çfarë mund të na sjellë çdo lojtar dhe çdo skemë”.

ZËVENDËSIMET – “Gjithmonë do t’i bëj zëvendësimet që të rregulloj gabimet në fushën e lojës”.
skysports-eden-hazard-real-madrid_4848851
HAZARD – “Është dëmtim muskulor këtë herë dhe nuk ka të bëjë me problemet e së shkuarës. Nuk mund ta them kohën që do të mungojë. Janë gjëra që ndodhin. Ai është i mërzitur, sepse po priste me padurim rikthimin”.
jovic.real.madrid.2019.201.750x450
JOVIÇ – “Nuk mund të them asgjë deri në fundin e merkatos. Është një lojtar yni. Nuk mund të them asgjë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
kurtuaaaaa
KURTUA – “Na shpëtoi javën e parë, por edhe këtë herë. Për këtë punë është Tibo”.

Related posts

BROJA LA FUSHËN I DËMTUAR/ Trajneri i shqetësuar për yllin “kuqezi”: Nuk ishte në gjendje të vazhdonte

Delo.autor

Pse lojtarët luajtën me një shenjë të kuqe në fytyrë? (FOTO)

Sadik.Autor

“US OPEN”/ Medvedev dhe Tsitsipas sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment