Futboll Sport

NË NJË SKUADËR, POR JO SHOKË/ Owen zbulon arsyen pse ai dhe Beckham u bënë kurrë miq

Ish-ylli i Liverpool-it, Newcastle dhe Manchester United, Micahel Owen, nuk ka patur një marrëdhënie të mirë me David Beckham.

Pavarësisht se të dy kanë kaluar shumë eksperienca bashkë, si te kombëtarja e Anglisë dhe te Real Madrid, mes tyre nuk është krijuar kurrë një miqësi e vërtetë.

“Edhe pse jetonim shumë afër David dhe Victoria-s, dhe ishim dy familje angleze jashtë shtetit, nuk kishim shumë gjëra të përbashkëta”, ka thënë Owen për Sportbible.

“Si Louise, ashtu edhe Victoria ishin vetëm dhe kujdeseshin për fëmijët. Ndonjëherë takoheshin kur ne stërviteshim. Kjo ishte marrëdhënia”.

“Asnjë surprizë, duke parë se unë dhe David kemi zbuluar se kishim shumë pak gjëra të përbashkëta gjatë kohës kur kemi qenë në Madrid”.

“Mua nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. Ndërsa David dhe Victoria ishin super yje të vërtetë. Unë dhe familja ime jetonim në një botë normale. Ata, në një stratosferë tjetër në aspektin social”, ka thënë Owen.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Triumfon Djokovic, tenisti serb mbetet numri 1 në botë

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan bën “goditjen” e verës, pranë firmës me sulmuesin e njohur

Sadik.Autor

RRËFIMI i Messit: Është Botërori im i fundit. Mundësia ime e fundit për ta realizuar ëndrrën time

F.autor

Leave a Comment