Basketball Sport

Milwaukee mposht Boston, fituesi përcaktohet në takimin e shtatë

Milwaukee fitoi 97-86 ndaj Boston në çerekfinalen e shtatë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy ekipeve. Edhe pse u mendua se Celtics do ta kishin të lehjtë në këtë fazë, mungesa e Irving ka ndikuar shumë. Boston e dominoi ndeshjen në pjesën e parë (Tatum 22 pikë), por në pjesën e dytë vendasit u treguan më të saktë, duke përmbysur disavantazhin e skuadrës mike.

Antetokounmpo me 31 pikë e 14 rebaund ishte lider në fushë për Bucks, duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale. Deri më tani, një biletë për më tej kanë prerë Philadelphia (Lindje), Houston, Golden State e New Orleans (Perëndim).

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (3-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, 86-97 (3-3 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (4-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (3-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (4-1 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio, (4-1 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, (0-4 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (2-3 me ndeshje)

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Morata shënon golin e fitores mes kritikave, Lazio bie në Frankfurt

Isa.Autor

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Isa.Autor

ÇËSHJTA LEONARDO – SUSO/ Milani kërkon të paguajë 4 milion euro, por ja çfarë e shqetëson…

Delo.autor

Leave a Comment