Futboll Seria A Sport

DALIC SULMON CR7/ RONALDO një EGOIST, nuk do e doja në skuadër portugezin

Cristiano Ronaldo është një “egoist”, të cilin trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic nuk do e donte kurrë në ekipin e tij. Ylli portugez nuk mori pjesë në ceremoninë e UEFA-s ku Luka Modric u shpall Lojtari i Vitit, duke mposhtur ish-shokun e skuadrës te Real Madridi.

Modric ishte një personazh kyç në arritjen fantastike të Kroacisë, që shkoi deri në finalen e Kupës së Botës, ndërkohë që së bashku me Ronaldo-n fitoi Champions League për të tretin vit rresht në maj të këtij viti.

Agjenti i Ronaldo-s, Jorge Mendes, por edhe motra e futbollistit që tashmë luan për Juventus-in, Katia Aveiro, nuk e fshehën nervozizmin për vendimin e UEFA-s, por tashmë ka reaguar Dalic, i cili ka dalë në mbrojtje të Modric.

“Ronaldo që nuk merr pjesë në ceremoninë e UEFA-s dhe komentet që pasuan… nuk ia vlen të komentoj”, tha Dalic për Sportske Novosti, por më pas komentoi: “Thjesht vërteton atë që unë e them shpesh: Ronaldo është egoist dhe nuk do e doja kurrë në ekipin tim. Ai është nga ata lojtarë që mendon vetëm ‘Nuk më intereson nëse humbasim, rëndësi ka që të shënoj unë’”.

Fjalët e Dalic vijnë në një moment të veçantë, sepse javën e ardhshme Kroacia do të luajë një miqësore në Portugali, por Dalic nuk e sheh si ndonjë ndeshje nervash: “Synimi ynë është Euro 2020, ndaj Portugalia dhe UEFA Nation’s League nuk janë shumë të rëndësishme dhe nuk është problem nëse humbasim ndaj Portugalisë e Spanjës. Nuk po them që nuk do të luajmë për fitore, por nuk dua të ushtroj shumë presion mbi skuadrën, sepse është e lodhur fizikisht dhe mendërisht”.

Kroacia do të luajë tani e tutje pa emra të mëdhenj si Mario Mandzukic, Vedran Corluka e Danijel Subasic, të cilët janë tërhequr nga kombëtarja.

Related posts

Real Madridi tregon muskujt dhe ‘prek’ finalen, Bayern i pafat ndëshkon veten (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ VENEZIAS/ Probleme për Hysajn, mbrojtësi rrezikon të mbyllë vitin para kohe

Delo.autor

“ËSHTË NJË MËNYRË…”/ Ancelotti pranon: Dolëm shpejt nga Liga e Kampionëve, kështu që…

Delo.autor

Leave a Comment