Futboll Shqipëri Sport

RISI TEK SHQIPËRIA/ Edi Reja rikthen në Kombëtare portierin që luajti me… Italinë

Shqipëria do të luajë 3 ndeshje në muajin tetor, teksa do të përballet me Armeninë në miqësore më 7 tetor dhe me Kazakistanin e Lituanin në datat 11 dhe 14 tetor, për Ligën e Kombeve.

Marko Molla2

Risitë nuk mungojnë në Kombëtaren e drejtuar nga Edi Reja, teksa do të grumbullohet me kuqezinjtë portieri i ri, Marko Molla, i cili luan me të rinjtë e Bolonjës në Itali. 18-vjeçari 1.92 i gjatë do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e këtij muaji, teksa këtë e konfirmon klubi i Bolonjës, në njoftimin për lojtarët që do të grumbullohen me Kombëtaret.

Më 30 tetor të 2018-ës, Marko Molla bënte një bujë të madhe në ambientin kuqezi, teksa largohet nga ekipi U-17 shqiptar, për të luajtur tek moshatarët e Italisë. Portieri është aktivizuar në 14 ndeshje për Italinë e 17-vjeçarëve dhe në 3 ndeshje me Italinë e 18-vjeçarëve. Megjithatë tashmë Molla do të rikthehet me ngjyrat kuqezi dhe këtë do e bëjë te Kombëtarja A.

Related posts

​Inter insiston transferimin për dyshen e Barcelonës, Aleix Vidal dhe Gerard Deulofeu

Q.Autor

VLLAZNIA MPOSHTET NË DANIMARKË/ Eliminohet nga Championsi me kokën lart

Delo.autor

E FRIKSHME/ Arbitri nuk i dha faull por shikoni këmbën e Grecës nga ndërhyrja e Toros (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment