Futboll Shqipëri Sport

E KËRKOJNË 3 KLUBE GREKE/ Ja ku pritet të transferohet Ergys Kaçe

Ergys Kaçe pritet të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Arisit të Selanikut. Mesfushori 27-vjeçar kërkohet nga klubi helen pasi PAOK-u mbylli bashkëpunimin me të.

Sipas mediave greke marrëveshja për kalimin e Kaçes te Arisi është shumë afër dhe për këtë arsye në orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Arisit janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mesfushorin pritet ta shikojmë te skuadra nga Selaniku.

Gjithashtu mediat greke bëjnë me dije se për futbollistin shqiptar kanë shfaqur interes edhe 2 klube të tjera greke, por e ardhmja e tij pritet të jetë te Arisi.

Related posts

“EJA TEK BARCELONA”/ Ja telefonata që bindi “Demin” Lautaro!

Delo.autor

“MOS U BËNI TRANJERË”/ Guardiola: Nuk ka punë më stresuese, ju shpjegoj pse

Delo.autor

Cavani po largohet, PSG gjen zëvendësuesin e tij në Premier Ligë

Sadik.Autor

Leave a Comment