Futboll Sport

ARRITJE HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Por Ferencvaroshi nuk e harron makthin Alban Hoxha

Kampionët e Hungarisë, Ferencvarosh, ku luan edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka siguruar fazën e grupeve të Championsit.

Përpos kësaj arritjeje historike, hungarezët akoma nuk e harrojnë makthin e 2016-ës, ku Partizani i eliminoi në turin e parë eliminator të Championsit. Të dyja takimet përfunduan në barazim 1-1 dhe të kuqtë u kualifikuan nga seria e 11-metërshave, ku 20 korriku i 2016-ës mbetet i paharruar për portierin Alban Hoxha, që shënoi një penallti me stilin “Panenka” dhe priti tri të tjera.

Ky dështim konsiderohet nga hungarezët si pika e errët e Ferencvaroshit, që në kuadrin e katër viteve arriti të ngrihet dhe të shkojë në fazën e grupeve të Championsit.

Related posts

BARAZIMI ME UDINESEN NUK MJAFTON/ Gjithçka ters për Allegrin, Juventus humbet blerjen e re. Ja shkaku…

Delo.autor

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt

Q.Autor

“Snajperi” i KUKËSIT fiton zemrën e GJICIT, gati ndryshimi i madh për Donjet Shkodrën

Isa.Autor

Leave a Comment