Futboll Premier League

Jesus: Do të rikthehem më i fortë pas ditës më të keqe të jetës sime

Gabriel Jesus ka premtuar se do të rikthehet më i fortë për Manchester City-n pasi ka kaluar ditën më të keqe të jetës së tij që e la me një dëmtim serioz në gju.

Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim në ditën e Vitit të Ri gjatë ndeshjes së Premier League ndaj Crystal Palace.

“U dëmtova më 31 dhjetor, ishte dita më e keqe e jetës sime.

“Ishte e vështirë pasi kurrë nuk kisha pësuar një dëmtim të tillë dhe në atë moment, kisha frikë se mund të ishte një dëmtim më i rëndë,” shprehet ai për CityTV.

“Nuk e kisha ndjerë asnjëherë atë dhimbje dhe në gju, është gjithmonë e vështirë. Por më pas e pranova dhe tani thjesht ka nevojë të shërohet, riaftësohet dhe të rikthehem sa më shpejtë.

“Nuk ia vlen të nxitohem. Do të rikthehem kur të jetë koha e duhur.”

Jesus është drejt riaftësimit të plotë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola që ka thënë se lojtari është rikthyer të stërvitet me grupin.

Related posts

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ “Wembley i Ballkanit” hap dyert për tifozët e parë… 1 mijë policë në gatishmëri

Delo.autor

Refuzime pafund deri te “PO”-ja e madhe/ Greku Mihaj: Ju tregoj çfarë më bindi

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Operacioni “fshesa” te Dinamo, largohen 5 lojtarë nga blutë e kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment