Futboll Seria A Sport

TENSION, POLEMIKA DHE DY GOLA/ Ndeshje emocionuese. Lazio dhe Inter ndajnë nga 1 pikë

Dy gola, shtylla, dy kartonë të kuq dhe shumë tension! Lazio-Inter i dhuroi të gjitha, edhe pse duhet thënë se ndeshja në disa momente nuk ishte fort emocionuese, me ritme që u ulën, shkak edhe fakti se është fillimi i sezonit.

Në fund, barazimi 1-1 kënaq të dy palët në një farë mënyre, për atë që u prodhua në fushë. Lautaro zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të me një veprim të bukur personal brenda zone, teksa Acerbi dhe Strakosha e kishin të pamundur ta ndalonin.

Lazio reagoi në pjesën e dytë me Milinkovic-Savic, që me kokë mposhti Handanovic. Luis Alberto provoi disa herë për bardhekaltërit, ashtu si Immobile, ku në 4 minuta erdhën 5 goditje në portë por pa rezultat.

Edhe Interi pati rastet e saj me Lautaron por sidomos me Brozovic, që pa shtyllën t’i hiqte gëzimin e golit. Për t’u nënvizuar dy kartonë të kuq, të dyja për reagim dhe sjellje jo sportive.

Fillimisht Immobile se reagoi ndaj Vidal, pastaj Sensi se reagoi ndaj Patric.

Related posts

PËRJASHTIMI I CITYT/ Vjen deklarata e FORTË: E meritonin…

F.autor

Karikatura e ditës/ Messi e Suarez e lirojnë Coutinhon nga “burgu”

Q.Autor

Serbët e kthejnë në “arenë boksi”, përleshen në stadium me tifozët brazilianë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment