Futboll Seria A Sport

“NA MUNGOI INSTIKTI VRASËS ME LAZION”/ Conte: E dominuam takimin, me pak fat mund të merrnim më shumë

Trajneri i Interit Antonio Konte pranoi se skuadrës i mungoi sot në fushë ndaj Lacios “instikti vrasës”. Teksa takimi në “Olimpiko” përfundoi në barazim 1-1, tekniku i zikaltërve këmbënguli te loja ofensive e ekipit të tij, ndërsa theksoi se Interi duhet të eci përpara duke qenë fleksibël dhe me shpirtin e sakrificës.

“Aspekti më pozitiv i ndeshjes që ne bëmë në ‘Olimpiko’ lojën tonë. Ne e kryesuam ndeshjen për pjesën më të madhe të kohës. Na mungoi instikti vrasës. Ata shënuan në mënyrën e tyre tipike. Barazimi nënvizoi disa nga karakteristikat tona. Mendoj se me pak fat mund të kishim marrë me vete pikët që na takonin.

Futbolli që luajmë është sulmues si kur kontrollojmë topin dhe kur nuk e kemi. Është fryt i punës sonë. Sot nuk u shpërblyem si me Beneventon. Secili prej nesh e di filozofinë e lojës dhe duhet të jetë gati. Na nevojitet fleksibilitet dhe shpirti i sakrificës. Entuaziazmi jonë nuk duhët të dështojë”, deklaroi trajneri i Interit Antonio Konte pas barazimit 1-1 me Lacion.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR TOTTENHAMIT/ Guardiola ndez alarmin, ja sa rrezikon ylli de Bruyne

Delo.autor

NEWCASTLE-TOTTENHAM/ Talenti Son ndëshkon “bardhezinjtë” me “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

Kritikat e “Fenomenit”: Barcelona u soll keq me Neymar, si dikur me mua…

Q.Autor

Leave a Comment