Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-NAPOLI/ “Bardhezinjtë” arrijnë në stadium, De Laurentiis i shkruan Federatës dhe Ligës

Sfida Juventus-Napoli rrezikon të mos luhet pas këmbënguljes së drejtuesve napolitanë për të mos udhëtuar drejt Torinos për shkak të konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus tek ekipi napolitan.

Në krahun tjetër, skuadra kampione e Italisë ka mbërritur në stadiumin të tij “Allianz”. Tekniku Andrea Pirlo ka përgatitur dhe formacionin bazë për takimin. (Formacioni i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Kulusevski, Bentancur, Arthur, Cuadrado; Ramsey; Dybala, Ronaldo.)
de laurentis

Por, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis i ka shkruar së fundmi Federatës Italiane dhe Ligës së Futbollit se skuadra bashkë me stafin nuk mund të udhëtojnë drejt Torinos.

Më herët, Liga italiane dha dritën jeshile që sfida mes bardhezinjve dhe të kaltërve të luhej, pavarësisht rasteve me COVID-19 te skuadra e Xhenaro Gatuzos. Sipas rregullores, Juventusi dhe zyrtarët e ndeshjes do të presin maksimumi 45 minuta dhe në rast se takimi nuk luhet, ndeshja mbyllet me fitoren e “Zonjës së Vjetër” 3-0 në tavolinë.

Related posts

Historike për Beneventon, vjen fitorja e parë në Serie A

Q.Autor

​(FOTO) Formacionet zyrtare: Celta – Real Madrid

Q.Autor

TË FIKSUAR PAS DECLAN RICE/ United fut në negociata dy lojtarë, por kujdes nga City

F.autor

Leave a Comment